Basha i uron Kosovës 14-vjetorin e Pavarësisë: Krenar për arritjet dhe shpresëplotë për të ardhmen

Aktuale

Basha i uron Kosovës 14-vjetorin e Pavarësisë: Krenar për arritjet dhe shpresëplotë për të ardhmen

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 09:07
Basha

Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Edhe në këto kohë sfiduese, Basha thotë se është krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës, me të cilën do të ecim vllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian.

Rama u uron shqiptarëve 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Basha: Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar këtë ditë fatlume shqiptarëve kudo në botë.Në përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje para Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarëve, patriotëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë.Kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e rajonit që, pavarësisht vështirësive, gëzon tashmë rrënjët e forta të një shteti me institucione të konsoliduara dhe stabilitet politik, i cili punon me vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për integrimin euroatlantik.Edhe në këto kohë sfiduese, jam krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës, me të cilën do të ecim vllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian. Gëzuar Kosovë e dashur!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat