Publicistja Kimete Berisha është një nga kritikueset më të mëdha të kryeministrit Albin Kurti.
E për këtë gjë, analisti Xhevdet Pozhari ka ironizuar nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Gjuha e trupit po të tradhton Albin. Ti po e mban kokën lartë, paturpësisht, e kurrizin drejtë. Do të digjesh në nëntë rrathët e ferrit të Dantes.
Kimetja jom!”, u shpreh Pozhari, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Albin ti je mashtrues. Ia rrite pagen vetes, na varfërove neve që shpresuam në ty. Siç ka thënë Dostojevski tek "Kumargjiu" ti po e hedh fatin e Kosovës në bixhoz, po e barazon me të mirën tënde. Unë jam një "Veronikë që vendosi të vdes" e Coelhos, jam "Vejusha e zezë" e Daniel Silvas, jam loti i Rozafës së murosur... Gjuha e trupit po të tradhton Albin. Ti po e mban kokën lartë, paturpësisht, e kurrizin drejtë. Do të digjesh në nëntë rrathët e ferrit të Dantes.
Kimetja jom!