Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar qytetarët për 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë.
Krasniqi ka shpërndarë një video në Facebook, në të cilën përfshihen ku përfshihen proceset dhe personazhet historike deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës, nisur nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandanti legjendar Adem Jashari dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë.
Në videon e publikuar nga Krasniqi ndodhen përfshihen edhe deklaratat e liderëve të mëparshëm të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar ai sipër videos.