Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se seancë e sotme solemne për nder të përvjetorit të 14-të Pavarësisë së Kosovës, u kthye në një seancë abuzimi dhe komunikimi politik.
“Mos të abuzohet me ditën më të rëndësishme të Kosovës. Ajo ishte e momentit, ne erdhëm të gjithë u përshëndetëm me të gjithë, i uruam të gjithë, ishte një ngjarje që meriton respekt edhe nisi me 15 min vonesë, mirëpo s’kishte asnjë moment që ishte planifikuar.
U kthye në një seancë abuzimi dhe komunikimi politik, një seancë që nuk do të duhej të ishte kështu”, tha Tahiri.
AAK, PDK e LDK lëshuan sallën e Kuvendit ndërsa kryeministri Albin Kurti ndër të tjerash lavdëroi punën e Qeverisë.