Ish-ambasadori holandez ka një mesazh për pesëshen që s’e njeh Kosovën: Po përdoreni nga Rusia

Aktuale

Ish-ambasadori holandez ka një mesazh për pesëshen që s’e njeh Kosovën: Po përdoreni nga Rusia

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 13:48
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Në urimin që e ka bërë për Kosovën, ish-ambasadori Bosch, tha diçka edhe për pesë shtetët anëtare të BE-së, të cilat refuzojnë ta njohin shtetësinë e Kosovës.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ia ka uruar Kosovës ditën e Pavarësisë, e më këtë rast u është drejtuar pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e njeh Kosovën. 

Bosch shpreson që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja të shohin se, sic thotë ai, përdoren nga Rusia. 

“Urime Dita e Pavarësisë për Kosovën. Shpresoj që Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania do ta shohin së shpejti se po përdoren nga rusët”, ka shkruar ish-diplomati në Facebook. 

Ish-ambasadori Bosch përcjell vazhdimisht ngjarjet në Kosovë. Edhe pasi kanë kaluar disa vjet prej përfundimit të misionit të tij, ai shkruan shpesh për situatën aktuale në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat