Sot Kosova fesoti 14 vjetorin e Pavarësisë.
Për nderë të kësaj dite historiek në Kuvendin e Kosovës, Kuvendi mbajti një seancë solemne.
Por, diçka nuk shkoi ashtu siç do duhej të ishte.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbante fjalimin e tij, në foltorën e Kuvendit, deputetët e opozitës lëshuan sallën.
Ky reagim i opozitës nuk ia ka pëlqyer aspak kryetarit të Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.
Ai në një reagim të tij të publikuar në rrjetin social Facebook, thotë “turpi i mbuloftë”.
Sipas tij, vetëm ata politikanë që nuk kanë dinjitet dhe respekt ndaj shtetit, e sfhrytëzojnë ditën e Pavarësisë për të bërë politikë.
Reagimi i plotë:
TURPI JU MBULOFTË!
Vetëm ata poltikanë të cilët nuk kanë fare dinjitet dhe respekt ndaj qytetarëve dhe shtetit të vet - shfrytëzojnë ditën e Pavarësisë së Kosovës për të bërë politikë për interesat e ngushta personale dhe partiake!
Nëse nuk keni respekt për postin që ju mbani, së paku duhet të keni respekt për ditën më të ndritshme të historisë tonë Kombëtare, ditën e Pavarësisë së Kosovës, të cilën ne e fituam me shumë gjak.