Kosova sot shënon Pavarsinë e saj.
Në 14 vjetorin e Pavarësisë, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë uruar qytetarët e saj.
Në këtë urim, të publikuar në Facebook, familja Imeri ka falënderuar edhe Gjykatën Speciale për punën e saj.
Kjo familje pohon se, Specialja po ja çjerrë maskën Gjarprit me shokë.
Tutje në reagimin e familjes Imeri thuhet se, kryeprotagonisti i dhunës poitike gjatë viteve të luftës dhe pas luftës është Hashim Thaçi, i cili tashmë ka më shumë se një vit që është i bugosur në Hagë.
Reagimi i plotë:
Urime qytetarëve tanë, Pavarësia e Kosovës.
Falenderojmë Gjykatën Speciale në Hagë për punën profesionale që ka treguar deri më tani.
Vitet po rrjedhin dhe koha po ia çjerrë maskën Gjarprit me shokë.
Historia e vërtetë duhet dhe do të shkruhet vetëm atëherë kur drejtësia dënon urdhërdhënësit e të gjitha vrasjeve politike.
Urdhërdhënësit gjenden në burg. Kryeprotagonisti i dhunës politike gjatë viteve të luftës dhe pas saj është Hashim Thaçi.
Flm për çlirim dhe pavarësi i takojnë Amerikës dhe popullit të Kosovës.