Daut Haradinaj, nuk i harron bashkëluftëtarët që po mbahen në Hagë

Aktuale

Daut Haradinaj, nuk i harron bashkëluftëtarët që po mbahen në Hagë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:36
Daut Hradinaj

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Hradinaj, i nohur në luftë si komandant i paepur që atëbotë mbante nofkën “Davidi”, nuk ka harruar t’ua urojë ditën e pavarësisë bashkëluftëtarëve të tij që po mbahen të akuzuar padrejtësisht në Hagë.

Haradinaj ka treguar bindjen e tij të plotë në pastërtinë e luftës çlirimtare dhe në pafajësinë e çlirimtarëve.

“Në mungesë të padrejtë, Urime Pavarësinë e Kosovës çlirimtarëve që mbahen në Hagë.

I bindur në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe në pafajësinë tuaj që besoj që shpejt do e vërtetojë drejtësia”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat