Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sonte për 14-vjetorin e Pavarësisë së vendit.
Në RTK, Kurti ka thënë se megjithatë nuk janë realizuar ëndrrat e rinisë.
Ai thotë se teksa mund të gëzohemi, kjo duhet të bëhet në mënyrë të kushtëzuar.
“Nuk është ende ëndrra e realizuar e rinisë tonë. Teksa mund të gëzohemi dhe festojmë për atë se ku jemi, kjo duhet të bëhet në mënyrë të kushtëzuar”, tha Kurti.