Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka publikuar video urimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, që është bërë sot në 14-vjetorin e pavarësisë.
Grenell ka shkruar se shpreson se mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ketë marrëdhënie më të ngushta në të ardhmen.
“Ne qëndrojmë me Kosovën dhe shpresojmë për marrëdhënie më të ngushta në të ardhmen”, shkruan ndër të tjera ai.
I agree. We stand with Kosovo and hope for closer relations in the future. https://t.co/Sx4lZrH2ok
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 17, 2022