Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se bashkimi kombëtar është ide natyrale e një populli të ndarë dhe nuk duhet të ketë ngjyrime patriotike në këtë ide.
Ai shton se kjo nuk është ide e re dhe se ekziston prej vitit 1912, kur Kosova u nda nga Shqipëria.
Gjithsesi, Kuçi shton se për të arritur deri tek bashkimi, duhet të forcohet shteti i Kosovës dhe të pranohet në OKB, pasi pa bashkëpunim me ndërkombëtarët nuk do të jetë i mundshëm.
“Ideja e bashkimit Kosoves me Shqipërinë ka lindur më 1912. Ditën që na kanë ndarë. Çdokush që e pretendon e di se ditën e ndarjes njerëzit kanë pasur vuajtje dhe kanë dashur të kthehen me Shqipërinë. Këta njerëz duhet ta dinë se ashtu si ndarja, bashkimi mund të ndodhë me partnerët ndërkombëtar dhe në angazhim me ta. Ndarja ka ndodhur jo nga vullneti i shqiptarëve, por nga partneriteti kombëtar, shpeshherë të drejtën nuk e fiton ai që ka të drejtë, por ai që është në anën e drejtë të historisë. E kuptoj anën natyrale të bashkimit kombëtar, idenë natyrale të një populli të ndarë. Nuk ka asgjë të keqe se kushdo që është i ndarë në botë, vëllau me vëllanë dhe motra me motër, është natyrale të kërkohet bashkimi. Nuk është diçka patriotike. E mbulojmë me ngjyra patriotike, por një popull i ndarë që do të bashkohet eshte natyrale.”, tha ai.