Kuçi: Dola nga strukturat udhëheqëse të PDK-së kur mund të bëhesha kryetar i saj

Aktuale

Kuçi: Dola nga strukturat udhëheqëse të PDK-së kur mund të bëhesha kryetar i saj

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 22:22
Hajredin Kuçi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës në kohën e shpalljes së pavarësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se ka dalë nga strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në kohën kur ka mundur të bëhej kryetar i saj.

Kuçi cilësoi se kontributi për Kosovën mund të jepet edhe pa qenë në politikë. Sipas profesorit, kontributi në politike mund të jepet edhe pa qenë në PDK. E gjithashtu edhe në PDK mund të jepet kontribut pa qenë në struktura.

“Unë kam dalë nga strukturat udhëheqëse të PDK-së kur kam mundur të bëhem kryetar i PDK-së”, është shprehur Kuçi.

“Kontributin për Kosovën mundesh me dhanë pa qenë në politikë. Kontributin për politikën mundesh me dhanë pa qenë në PDK dhe kontributin në PDK mundesh me dhanë pa qenë në struktura”, është shprehur Kuçi.

Tutje, Kuçi bëri me dije se nuk kishte vullnet për ta marrë bajrakun e partisë, por sikur të kishte, do të bëhej kryetar i PDK-së.

“Unë aty jam diku, por nuk jam ai që do ta marrë bajrakun e partisë. Sikur të kisha pasur një vullnet të tillë unë do të isha bërë kryetar partie”, ka thënë Kuçi.

“Unë kam pasur mbështetje që ma japin njerëzit e PDK-së, njerëzit kryesorë, pa asnjë kundërvlerë. Gjithmonë më kanën nderuar, edhe themeluesit e PDK-së edhe njerëzit e UÇK-së”, ka thënë Kuçi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat