Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka komentuar sondazhin nga PIPOS, të publikuar në Rubikon, ku sipas matjeve të opinionit publik, nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare sot, Vetëvendosje do të fitonte me 34.7%.
Lidhur me këtë, Abrashi tha se ky sondazh nuk qëndron, pasi sipas tij, e njëjta kompani, në sondazhin para zgjedhjeve, nuk i ka pasur rezultatet e sakta.
“Unë mendoj që ai sondazh nuk e paraqet realitetin, sepse i njëjti sondazh nga e njëjta kompani, para zgjedhjeve nuk ia pat qëllu hiq, bile me një huqje prej 10 përqindsh.
Nëse përqindja e huqjes është edhe tash 10 përqind, atëherë del se VV-ja është shumë mirë. Nuk mendoj se ai sondazh qëndron”, tha Abrashi.