Fotografia e komandantit Adem Jashari, vendoset në një nga autostradat më të frekuentuara në Amerikë

Aktuale

Fotografia e komandantit Adem Jashari, vendoset në një nga autostradat më të frekuentuara në Amerikë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 00:51
Fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari, në një nga autostradat më të frekuentuara në Amerikë.

Fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari, është shfaqur sot në billborde në një nga autostradat më të frekuentuara në Amerikë.

Këtë e ka mundësuar kompania shqiptaro-amerikane “Tafingo”, e cila vepron në SHBA dhe Kosovë, për 14-vjetorin e pavarësisë.

“HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY” është mbishkrimi, që bashkë me fotografinë e komandantit legjendar, Adem Jashari, shumë amerikanë do ta shohin për një javë.

E për këtë ka folur pronari i kompanisë Tafingo Dren Deva.

Deva tha se janë 14 billboarde që janë vendosur në autostradën I-95.

“Kjo është hera e dytë që i kemi vendosur ne. Hera e parë ka qenë në vitin 2019-të në New York në autostradën I-95 kanë diku gjashtë Bill Boarde. Tani prej 15 shkurtit deri më 22 shkurt janë gjithsejt 14 billboarde që janë vendosur në autostradën I-95 nga Bostoni, New York, New Jersey, Connecticut dhe Florida, pasi që këtu ka më së shumti popullatë shqiptare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat