6 mijë e 509 raste aktive me koronavirus në vend

Aktuale

6 mijë e 509 raste aktive me koronavirus në vend

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Në Kosovë janë të konfirmuara 6 mijë e 509 raste aktive me COVID-19, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, numri i rasteve pozitive me virusin në 24 orët e fundit ishte 411.

Po ashtu, 5 persona humbën jetën.

2 mijë e 582 pacientë janë shëruar nga virusi vdekjeprurës në 24 orët e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat