Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, ndonëse përgatitjet ishin të gjitha që pavarësia të shpallej dy vite më herët, në vitin 2006.
Në atë kohë kur Kryeministër i Kosovës ishte Bajram Kosumi dhe Nexhat Daci, ishte shtyrë ky proces i pavarësisë nga Hashim Thaҫi.
Kështu ka deklaruar profesori universitar, Sadri Ramabaja në një intervistë dhënë për Bota sot.
“Më 23 mars 2005 ishte zgjedhë kryeministër i Kosovës Dr Bajram Kosumi. Atëbotë kryeparlamentar ishte Dr.Nexhat Daci, tashmë është sekret publik, se mundësitë dhe përgatitjet ishin bërë që pavarësia të shpallej në pjesën e parë të vitit 2006. Ishin krerët e SHIK-ut, mbi të gjitha Hashim Thaçi, atëherë kryetar i Partisë Demokratike, ai që kishte ndikuar që ky proces të shtyhej për më vonë, duke sinjalizuar qartë se ishte i interesuar me çdo kusht që atë çast historik ta përvetësojë, ashtu si edhe bëri”, ka thënë Ramabaja.