Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Libanit në Mynih

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Libanit në Mynih

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 13:24
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Libanit Najib Mikati në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih ku shefja e shtetit po merr pjesë.

Presidentja Osmani dhe kryeministri i Libanit Mikati ranë dakord që t’i avancojnë raportet mes dy shteteve.

 “Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) është takuar me kryeministrin e Libanit, z.Najib Mikati.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati shprehën vullnetin për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë që t’i afrojnë të dy vendet dhe të dy popujt. Kosova dhe Libani kanë raporte shumë të mira historikisht, ndaj Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati ranë dakord t’i avancojnë më tej këto raporte me veprime konkrete në dobi të popujve që përfaqësojnë”, ka njoftuar zyra për media e Presidencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat