Gazeta kroate: Me Bashkim Osmanin shërbimet sekrete merren qysh nga vitet e 90-ta

Aktuale

Gazeta kroate: Me Bashkim Osmanin shërbimet sekrete merren qysh nga vitet e 90-ta

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:17
Bashkim Osmani

Prangat në duart e Bashkim Osmanit janë vënë nga policët kroatë, me kërkesë të policisë dhe gjyqësorit spanjoll.

“Më shumë se 30 vjet që merrem me afarizëm legal, kam një shtëpi në Palma de Mallorca, prej nga erdha të shtunën, më 12 shkurt, nëpërmjet Londrës dhe Italisë për në Kroaci, dhe kisha një biletë të rezervuar për t’u kthyer të dielën, më 20 shkurt. Nuk e kam problem, të më dorëzojnë në duart e autoriteteve spanjolle, nuk kam lidhje me atë për çfarë më ngarkojnë”.

Kështu, siç merr vesh gazeta kroate Jutarnji.hr, ka deklaruar Bashkim Osmani (56), i cili është arrestuar të martën në një dhomë të hotelit të tij Palazzo (ish-Riviera) në qendër të Poreçit.

Gazeta kroate shkruan se me Osmanin, të njohur si bos i dyshuar i drogës, shërbimet sekrete merren që nga vitet ’90.

Osmani u vu në pranga nga policia kroate me kërkesë të policisë dhe gjyqësorit spanjoll, të cilët nisën një operacion të madh “Sky Ecc” në disa vende evropiane përmes Eurojust-it, ku vetëm në Bruksel u arrestuan 30 persona dhe sekuestruan 1.2 milionë euro.

Bashkim Osmani, bashkë me tre vëllezërit e tij, Bekimin, Qazimin dhe Burimin, u kapën në Kroaci, raportoi të mërkurën Jutarnji List.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat