Deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati thotë se i ka ndodhur diçka e pazakontë para shtëpisë së tij.
Ai tha se herët në mëngjes dikush e ka thyer një frigorifer plazhi para hyrjes së shtëpisë.
Ai e përshkroi krismën si të madhe dhe interesante.
Më tutje Kastrati ka hedhur dyshime se ky ka mundur të jetë një provokim teksa ka njoftuar se ka hapur rast në Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Një ngjarje e pazakontë në shtëpinë tonë.
Sot, afërsisht rreth orës 5.20 në mëngjes erdhi një mysafir i paftuar dhe e theu këtë frigorifer plazhi ( në foto) para hyrjes së shtëpisë. Krisma ishte kogja e madhe dhe interesante. Po supozoj për shkak të materialit të plastikës dhe qetësisë së natës.
Nëse ka qenë hajn i them mos të na vizitoj prapë se dëshpërohet.
Nëse është provokim ( i çfarëdo lloj natyre) i them atij shqiptari që mos të bëhet i lig me i shqetësu fëmijët e mi. Nëse dikush ka problem me mua e ftoj të takohemi kudo në qytet. Unë lëviz lirshëm çdo ditë.
Nëse vendos me na vizitu prapë e ftoj le ta mbush frigoriferin me pije e pastaj unë me familjen time të gjerë i rezervojna një pritje të ngrohtë.
Rastin e hapa në polici.
Sido që të jete, kjo për mua mbetet një ngjarje shumë e pazakontë.