Ish-deputeti i parlamentit gjerman nga Partia e Gjelbër, Manuel Sarrazin, është emëruar si i dërguar special i qeverisë së re gjermane për Ballkanin Perëndimor, njoftoi sot portali European Western Balkans (EWB), duke iu referuar mediave gjermane.
Mediat raportojnë se ky është pozicioni i tij i ri në administratën shtetërore, pasi qeveria e re gjermane, e formuar në dhjetor, përbëhet nga Partia Socialdemokrate, Partia Demokratike e Lirë dhe Partia e Gjelbër, të cilat janë në krye të departamentit të punëve të jashtme.
Përfaqësuesi i ri për Ballkanin Perëndimor duhet të mbështesë procesin e integrimit evropian në vendet e rajonit dhe të promovojë transformimin ekologjik të industrive të tyre dhe sektorit të energjisë, sipas EWB.
Sarrazin është profesor i historisë, ka qenë deputet i Bundestagut nga viti 2008 deri në vitin 2021, ndërsa tani është kryetar i Asociacionit të Evropës Juglindore, që merret me marrëdhëniet e Gjermanisë me atë rajon.