Ish-zv. Kryeministri i Kosovës në kohën e shpalljes së pavarësisë, Hajredin Kuçi mbrëmë në një emision televiziv ka treguar pse ish-kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi, e kishte shpallur pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, Thaçi ishte njeriu më i fuqishëm politik dhe i mbështetur nga fuqi politike të ndryshme.
“Nëse themi ‘Ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës’, përfaqësuesi më legjitim është kryeministri i Kosovës. Edhe me vota ka qenë më i votuari…”, është shprehur Kuçi.
“E përmenda momentin juridik që është në anën e tij. E dyta ishte njeriu më i fuqishëm politik. E treta ka qenë personi i mbështetur me fuqi politike për ndryshimet që mund të bëheshin për Kosovën në kuptimin pozitiv”, ka thënë Kuçi.
Por, me këtë pohim të Kuçit nuk po pajtohet ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai Kuçin e quan ‘profesor seksi’, derisa thotë se është shkatërrues i drejtësisë në Kosovë si dhe person i korruptuar.
Miftari në reagimin e tij në Facebook, shprehet se, Kuçi është i shkolluar i UDB-së në Turqi dhe pjesëtar i SUP-it serb.
Reagimi i plotë:
Profesor sexi!
Shkatërrusi i drejtësisë në Kosovë i korruptuari deri në gushë, çka thotë ish i shkolluari i UDB-së në Turqi, pjesëtari i SUP-it, Milici i Vranjevcit, çdo familjarë i dëshmorëve, janë nja 2000 dëshmorë, çdo invalid i luftës, janë nja 1000 veta, çdo luftëtarë veteranë i UÇK-së, janë rreth 14.000, çdo i burgosur politikë, janë dhjetëra mijëra e meriton secili me shpallë pavarsin e Kosovës para përqarësit dhe profiterit të luftës që e çarmatosi edhe UÇK-në për një karrig politike z. Hashim Thaçit, përdryshe i akuzuar si kriminel lufte se ka vrarë shqiptarë!
Nëse ka luftuar Hashimi dhe ka vrarë policë e ushtarë serbë, apo ka shkrepur një pëlumb të vetëm gjatë tërë luftës, pos naj dasëm a aheng, unë do të ia mbaja me gjithë dëshirë burgun në vend të Hashim Thaçit!