Abdixhiku takohet me ambasadorin amerikan, kjo ishte tema e diskutimit

Aktuale

Abdixhiku takohet me ambasadorin amerikan, kjo ishte tema e diskutimit

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 17:45
Lumir Abdixhiku dhe Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilin kanë diskutuar rolin e partive opozitare në shoqërinë demokratike dhe dialogun me Serbinë.

Hovenier ka postuar një fotografi me Abdixhikun nga takimi.

“Me Lumir Abdixhikun diskutuam partneritetin historik ShBA-Kosovë dhe rolin esencial që partitë politike luajnë në shoqëritë demokratike që sigurojnë politika dhe ligje që janë përfituese për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hovenier.

LDK në një komunikatë për media ka deklaruar se në takimin e Abdixhikut me ambasadorin amerikan, kreu i LDK-së ka rikonfirmuar qëndrimin se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast kryetari Abdixhiku rikonfirmoi qëndrimin e LDK-së për përfundimin e këtij procesi me njohje reciproke, normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e në respektim të plotë të integritetit territorial dhe rendit kushtetues të vendit tonë. Kryetari Abdixhiku e vlerësoi lartë mbështetjen e pazëvendësueshme të ShBA-ve në të gjitha proceset shtet-formuese të Kosovës, ndërkaq shprehu përkushtimin e palëkundur të LDK-së për thellimin dhe mirëmbajtjen e miqësisë së përhershme ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat