Qeveria gjermane ka emëruar politikanin Manuel Sarrazin si të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
Sarrazin është i dërguari i parë gjerman për Ballkanin Perëndimor, sepse ai pozicion nuk ekzistonte në qeveritë e mëparshme gjermane.
Ai është anëtar i Partisë Gjermane të Gjelbër dhe ka qenë anëtar i Bundestagut nga viti 2008 deri në vitin 2021.
Mori pjesë aktive në punën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Punë të Jashtme.
Sarrazin kishte kundërshtuar ashpër çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, si dhe qasjen e Administratës Trump ndaj Kosovës.