Ligjëruesi në Universitetin e Adgerit në Norvegji, Abit Hoxha ka thënë se konferenca e Mynihut është e rëndësishme.
Ai ka thënë se tema që do të diskutohen në këtë konferencë është ajo e energjisë dhe Ukraina.
“Si duket janë dy çështje realisht që do të jenë prezente. Është energjia dhe Ukraina. Energjia lidhet ngushtë me situatën në Ukrainë dhe situata në Ukrainë është medemoomos pjesë e madhe e agjendës e kësaj konference. Si duket Gjermani do të marrë kritika nga pjesëmarrësit e kësaj konference për veprimet ose mosveprimet e saj në raport me Rusinë, dhe në këtë rast është mirë që Kosova ta bëjë të qartë pozicionin e saj me atë pjesëmarrje, por duhet të kihet parasysh që Kosova ka pak ndikim në këto instanca ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Më tutje ai tha se është e rëndësishme që Kosova të marr pjesë në këto konferenca.
“Nuk po e minimizojë rolin e Kosovës, por po them se roli i konferencës është këshillëdhënës. Aty hapen platforma qeverive të vendeve të ndryshme dhe nuk është ndonjë konferencë në të cilën mund të merret ndonjë vendim. Për këtë po them se pjesëmarrja e Kosovës është mirë në rrafshin politik”, tha më tutje ai.