Rusia akuzoi Kosovën dhe Shqipërinë, mësohen synimet e Putinit – përmenden bombardimet e NATO-s

Aktuale

Rusia akuzoi Kosovën dhe Shqipërinë, mësohen synimet e Putinit – përmenden bombardimet e NATO-s

Nga: A.M. Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov i cili tha se Shqipëria dhe Kosova po dërgojnë mercenarë në zonën e Donbasit në Ukrainë.

Sipas Maliqit kjo nuk është vetëm një dezinformatë e thjeshtë, por kjo deklaratë tregon synimet e Rusisë dhe rreziqet para nesh.

“Rusia e sheh Ballkanin si vatër te brishtë çështjesh të pambyllura ku ajo është e gatshme të destabilizojë (në rast të përshkallezimit) ose të bëjë pazare me perëndimin (në rast të negociatave diplomatike). Një akuzë kaq specifike si kjo e sotmja ua vë shënjestrën në ballë shteteve të përmendura”, shkroi Maliqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ndërkohë që konflikti në Ukrainë tashmë po përshkallëzon seriozisht drejt një lufte me përmasa të paparashikueshme, ministri i jashtëm i Rusisë akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjen se po dërgojnë mercenarë në rajonin e Donbasit në Ukrainë. Ngjan si dezinformatë e thjeshtë, por edhe tregon shumëçka për synimet e Rusisë dhe rreziqet para nesh.

1) Rusia sheh paralele mes veprimeve të saja në Ukrainë (ku tashmë po e inskenon një gjenocid ndaj rusëve në Donbas për ta arsyetuar pushtimin) me atë që e konsideron si agresion të perëndimit në Ballkan. Madje Kosova dhe bombardimet e NATO-s po përmenden këto ditë më shumë se kurëdoherë.

2) Rusia e sheh Ballkanin si vatër te brishtë çështjesh të pambyllura ku ajo është e gatshme të destabilizojë (në rast të përshkallezimit) ose të bëjë pazare me perëndimin (në rast të negociatave diplomatike). Një akuzë kaq specifike si kjo e sotmja ua vë shënjestrën në ballë shteteve të përmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat