Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, gjatë ditës së sotme i është drejtuar me dy letra kryeministrit Albin Kurti.
Ai pasi i shkroi Kurtit në mëngjes, me një letër tjetër i është drejtuar edhe në mbrëmje,
Lajçi thotë se ka harruar me i thanë Kurtit që të lavdërohet, pasi që, kryeminsitrat para tij për 20 vjet kanë thënë se janë shpëtimtarë të djeshit, të sodit e të nesërmes.
Aktori tutje shprehet se Kurti le të lavdëroeht sa të mundet, por edhe t’i këput penjt e hajnisë dhe të nxjerrë rrënjët e kalbura të matrapazëve.
Postimi i plotë:
Albin Kurti
Në letrën e mëngjesit, kisha harrua me t’thanë edhe diçka!
Sa për lavde, lavdërohu bash sa t’mundësh, e mos e kurse as drekën as darkën, as rrugën as foltorën!
Le ti thejnë kambët tue ikë, ata që lavdi yt i vret!
A din pse?
Se do kryeministra para teje, i paten ba gjoksat gropa gropa, tue i rreh, 20 vjet, e tue thanë: na jemi shpëtimtarët e djeshit e t’sodit e të nesërmes!
Lavdërohu sa t’mundësh, por edhe sa t’mundësh këputi pejt e hajnisë e nxjerri rrajët e kalbuna të matrapazve, se krejt kopila kishin pasë bi degëve e ba bastardë!
Ket e kisha harrua me ta thanë!
Veç prap po i kthehem popullit:
Ke thanë se rrymë pa pare s’ka me pasë kurkush. Prandaj këputi rrajët e gabimeve n’veri, e mos i trash edhe ti, se nuk të durojmë as ne që të duem!
Tung e bafsh!