Profesori dhe ligjëruesi shqiptar në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar pasi nuk është ftuar nga Ambasada e Kosovës në Francë, në festën për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ai është shprehur i habitur, pasi sipas tij, kjo po ndodhë për herë të parë, përcjell Bota sot.
Kraki ka hedhur dyshime se kjo mund të jetë dimension i ri i ndryshimit të madh, për të cilin ishte mobilizuar qe disa vite.
Reagimi i tij në Facebook:
Për herë të parë në 14 vite shtet, nuk jam ftu në festën e pavarësisë së Kosovës nga ambasada jonë n’Paris.
Jo që jam unë i domosdoshëm në raste të tilla, por po bëhem merak si qenkam kaq anonim n’Parisin e zhurmshëm si i vetmi shqiptar ligjërues në një Universitet publik në zemër të Francës, dhe atë në fushën e politikës dhe diplomacisë?!
Ndoshta edhe ky është një dimension i ri i ndryshimit të madh për të cilin jam mobilizu këto vite.
Sa mirë… 😉
Nejse, veç thashë ta ndaj me juve këtë habi se me juve flas shlirë.
P.s. Arsyet dhe rrethanat e këtij ndryshimi jua tregoj një ditë tjetër.