Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj profesorit dhe ligjëruesit shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Krakit, i cili mbrëmë tha se nuk është ftuar nga Ambasada e Kosovës në Francë, në festën për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Kraki është shprehur i habitur, pasi sipas tij, kjo po ndodhë për herë të parë, përcjell Bota sot.
Kraki ka hedhur dyshime se kjo mund të jetë dimension i ri i ndryshimit të madh, për të cilin ishte mobilizuar qe disa vite.
E pas kësaj, ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli thotë se, në 14 Vjetorin e Pavarësisë nuk janë ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje as ata që e shkruan me jetë dhe e nënshkruan me dorë të vet Deklaratën.
Tërmkolli shkruan se kështu është më “Republika e Tretë”, duke shtuar se tash të mbyllin gojën.
“Po patët bukë, hani, po nuk patët vdisni ose ikni, kaq”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Këta "patriotat" në pushtet, nuk i ftuan në ceremoninë e 14 Vjetorit të Pavarësisë as ata që e shkruan me jetë dhe e nënshkruan me dorë të vet Deklaratën, ndërsa i paska mbetë hatri profesorit që jeton në Paris, pse nuk e paska ftuar ambasada për Ditën e Pavarësisë!
"Republika e Tretë" kështu është pra! Mbylleni gojën! Po patët bukë, hani, po nuk patët, vdisni ose ikni! Kaq!
#MT