Në orët e vona të natës së mbrëmshme, një polic dyshohet se u vra me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës.
27 vjeçari L.H vjeçar është zyrtari policor që mbeti i vrarë mbrëmë në një ndejë me kolegët e tij gjatë natës së mbrëmshme.
Siç tha policia në versionin zyrtar të saj, ai u qëllua me armë zjarri “aksidentalisht”.
15 zyrtarë policor ishin mbledhur në një ndejë private dhe dyshohet se njëri nga ta kishte shtënë ndaj kolegut të tij 27 vjeçar, i cili nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve pavarësisht se është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me këtë rast Inspektorati policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një zyrtar policor si i dyshuar kryesor për vrasjen e policit, Po ashtu, policia ka arrestuar pesë zyrtarë të tjerë policor dhe ka suspenduar edhe 9 të tjerë të cilët ishin të pranishëm në ndejën ku ka ndodhur rasti.
Polici i vrarë do të varroset nesër në Prishtinë.
Në media janë publikuar edhe pamjet ku dyshohet se u vra polici 27 vjeçar.


