Mbrëmë në orët e vona u raportua për vrasjen aksidentale të policit Lirim Haxholli në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Për vrasjen aksidentale të tij janë suspenduar 15 zyrtarë policorë. Prej tyre, 1 polic është i dyshuar për vrasjen, 5 policë janë të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim të armës, si dhe 9 policë të tjerë për fshehjen e veprës penale.
Polici i dyshuar për vrasjen dhe 5 policët e dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, aktualisht janë në paraburgim. Ndërsa, 9 policët e tjerë të suspenduar për fshehjen e veprës penale aktualisht janë duke dhënë deklarata lidhur me tragjedinë në Zllatar, ku humbi jetën polici i ri Lirim Haxholli.
Media mëson emrat e 15 policëve të suspenduar, të cilët ishin pjesë e ndejës në Zllatar, ku kishte gjuajtje festive me armë zjarri:
Fatlum Mehmeti
Xhafer Berisha
Gëzim Tahiri
Adis Berisha
Elit Thaqi
Artan Morina
Bleart Misiri
Ilir Salihu
Arjan Menxhiqi
Rron Aliu
Astrit Zaberrgja
Enis Imeri
Valdet Rrahimi
Florent Ahmeti
Ali Ahmetaj.
Lidhur me vrasjen e policit Lirim Haxholli, në qendër të mbajtjes për 48 orë është dërguar polici Fatlum Mehmeti.
Ndërsa, për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Përdorim i armës apo mjetit ët rrezikshëm”, në qendër të mbajtjes për 48 orë janë dërguar Gëzim Tahiri, Florent Ahmeti, Enis Imeri, Elit Thaqi dhe Bleart Misiri.