Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Dugolli, ka dhënë një sqarim për deklaratën e tij lidhur me seancën solemne të 17 shkurtit.
Në këtë seancë, deputetët e opozitës lëshuan sallën e Kuvendit, në momentin kur kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim.
E sipas deputetit Dugolli, braktisja e seancës nga opozita ishte lëshim dhe gabim i madh, por ai ka sqaruar se asnjëherë nuk ka thënë se e ka barazuar opozitën me Listën serbe, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Sqarim për opinionin:
Disa portale qëllimshëm dhe në mënyrë tendencioze po e shpërndajnë një copzë të deklaratës simen në "Klan Kosova" për seancën solemne të 17 shkurtit 2022.
E konfirmoj edhe një herë esencën e deklaratës sime; se braktisja e seancës solemne nga opozita, ishte një lëshim dhe gabim i madh, mirëpo asnjëherë nuk e kam barazuar me Listën Serbe (edhe pse vetë e formuan).