​Kurti me përfaqësuesin e lartë për Bosnjë e Hercegovinë: Ndarja dhe copëzimi s’duhet të fitojnë mbi unitetin

Aktuale

​Kurti me përfaqësuesin e lartë për Bosnjë e Hercegovinë: Ndarja dhe copëzimi s’duhet të fitojnë mbi unitetin

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 09:54
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi në Munich Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.

Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse, tha kryeministri Kurti.

Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e Hercegovinën, dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat