Nura: Qëllimisht u pre kablloja e transparentit me fotografi të Thaçit dhe Veselit

Aktuale

Nura: Qëllimisht u pre kablloja e transparentit me fotografi të Thaçit dhe Veselit

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 14:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka thënë se dikush i ka prerë qëllimisht kabllot metalike të transparentit me fotografi të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një gjest i ulët.

“Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët”.

“Dikë po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”, ka shkruar Nura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat