Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka treguar një problematik me të cilën po përballet Policia e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se në policinë e vendit tonë nuk ka teste për alkool, përcjell “Bota sot”.
Këtë gjë Shala e cilësoi si një skandal e që kërkoi që për këtë gjë të përgjigjet drejtori i Policisë dhe ministri i Punëve të Brendshme.
Postimi i plotë
Skandal brenda Policisë së Kosovës.
Si është e mundshme që Policia e Kosovës nuk ka alkool test në as një regjion, në stacionet e saj?
Kjo është pyetje që duhet t’i përgjigjet Drejtori i Policisë dhe Ministri i MPB-së.