Petkoviçit i “dogji” fjala e Kurtit në panelin e Mynihut, ja çfarë reagimi bën në twitter

Aktuale

Petkoviçit i “dogji” fjala e Kurtit në panelin e Mynihut, ja çfarë reagimi bën në twitter

Nga: F.B. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 17:19
Petar Petkoviq

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petar Petkoviç, sipas medieve serbe i ka reaguar kryeministrit të Kosovës pas fjalës së tij në panelin e Samitit të Sigurisë në Mynih, ku tha se e kaluara nuk kalon derisa krimet e luftës dhe gjenocidi mohohen.

Petkoviç ka mohuar gjenocidin duke i thënë kryeministrit që të mos shpik “gjenocid të paqenë”, por të merret me të pagjeturit, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Kurti ka harruar të përmend se e kaluara nuk do jetë prapa neve, përderisa kemi mijëra serb të dëbuar nga Kosova, shtëpi të djegura edhe objekte fetare, por edhe të vrarë e të pagjetur.

Pse refuzoni hulumtimin për të pagjeturit në 9 lokacione që ne kërkojmë? Pse fshihni arkivat e UÇK-së, që keni pranuar se ekzistojnë? Ndaloni të shpikni gjenocidin e paqenë dhe nisni hulumtimin për të pagjeturit” ka shkruar Petkoviç për Kurtin.

Por në këtë reagim të Petkoviç, në postimin e vetë në Twiter, të paktën deri tani kryeministri i Kosovës nuk ka reaguar, duke e injoruar në tërësi postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat