Situata alarmante në Ukrainë, reagon edhe Edita Tahiri

Aktuale

Situata alarmante në Ukrainë, reagon edhe Edita Tahiri

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:00
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar situatën tensionuese ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ajo në një postim në Facebook u shpreh se është duke ndjekur çdo moment zhvillimet e rrezikshme nga kërcënimet nga Rusia!

Mirëpo, Tahiri kishte një pyetje për liderët e Ballkanit Perëndimor:

“Pse ende nuk pati një kërkeseë të përbashkët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndalet agresioni rus ndaj Ukrainës?”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot në mendje gjithë jemi me Ukrainën, duke ndjekur çdo moment zhvillimet e rrezikshme nga kërcënimet nga Rusia! Pyetja është: Pse ende nuk pati një kërkeseë të përbashkët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndalet agresioni rus ndaj Ukrainës; liderët e Ballkanit e patën rastin ta bëjnë këtë meqë ishin bashk në Samitin e Munihut për Sigurinë. Kjo thirrje është dashur të bëhej, duke qenë se është në pyetje edhe siguria e Ballkanit Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat