Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj mbledhje, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se është marrë vendim për mbajtjen e seancës së radhës plenare.
Seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 24 shkurt me fillim nga ora 10:00.
Duhet përkujtuar që seanca e fundit ishte të enjten e kaluar, seancë solemne në të cilat pati edhe deklarime.
Me të filluar deklarimin kryeministri, Albin Kurti, deputetët e opozitës patën liruar sallën e Parlamentit të Kosovës.