Haki Abazi befason me pasurinë e tij, tri shtëpi, tri vetura, letra me vlerë e para në SHBA

Aktuale

Haki Abazi befason me pasurinë e tij, tri shtëpi, tri vetura, letra me vlerë e para në SHBA

Nga: H.O. Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:43
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Deputeti Abazi ka deklaruar se tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar se posedon tri shtëpi, dy banesa dhe një truall, të gjitha që kapin vlerën 795 mijë euro.

Poashtu, ai ka deklaruar se posedon edhe tri vetura të tipit Audi, në emër të tij, bashkëshortes dhe prindërve të tij. Njëra në vlerën 20 mijë euro, dhe dy të tjerat nga 3.500 mijë euro.

Ai ka deklaruar se edhe posedon dy letra me vlerë në SHBA, në Neë York njërën në vlerën 75 mijë euro dhe tjetrën në vlerën 80 mijë euro.

Ndërkaq si para të kursyera ai ka deklaruar mbi 16 mijë euro, shumicën nga to në SHBA.

Obligimet e tij apo kreditë kapin vlerën 268 mijë euro, disa nga to janë kredi studimi.

Paga e tij mujore në Kuvendin e Kosovës është 1,500 euro, ndërsa bashkëshortes së tij në një kopsht të fëmijëve në SHBA është 3 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat