Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku në një postim të tij në Facebook ka kritikuar deklarimet e opozitës rreth dialogut.
Ai shkruan se këto deklarime të tyre janë thuajse ‘këta kanë qenë shumë të përgatitur e transparentë në dialog’.
Mirëpo, sipas Klinakut, në qasje ndaj dalogut, si opozita e sotme, si qeveria e sotme janë krejt të njëta. Ajo çka ka ndryshuar është se qeveria Kurti, aq sa po ka fuqi, po i frenon marrëveshjet e rrjedhimisht edhe gabimet e së kaluarës.
Postimi i plotë:
"Opozita thotë se Qeveria është e papërgatitur dhe s’ka transparencë në dialog: S’do lejojmë ndonjë gabim që i kushton Kosovës."
Po i dëgjove këta të opozitës sot, të mbushet mendja se këta kanë qenë shumë të përgatitur e transparentë në dialog! Por e vërteta është se ndaj dialogut, në qasje ndaj tij, si opozita e sotme, si qeveria e sotme janë krejt të njëta. Ajo çka ka ndryshuar është se qeveria Kurti, aq sa po ka fuqi, po i frenon marrëveshjet e rrjedhimisht edhe gabimet e së kaluarës. E keqja është se qasja ndaj dialogut që nga 2011-ta është e njëjtë dhe zgjidhje përfundimtare me këtë qasje nuk mund të ketë. E kjo po i kushton shumë Kosovës dhe krejt kombit.