Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka treguar për vizitat e Kryeministrit Albin Kurti në Gjermani.
Ai ka treguar për të gjitha takimet që kryeministri Kurti ka zhvilluar në Gjermani.
Basha ka shkruar se ‘para se me manipulu’, zbulon gjitha takimet e Kurtit gjatë vizitës.
Postimi i plotë:
Para se me manipulu, në Mynih të Gjermanisë, Kryeministri Kurti ka zhvilluar takime me:
Johannes Hahn , Komisioner Evropian për Buxhet dhe Administratë;
Dimitar Kovačevski, Kryeministër i Maqedonisë;
Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë;
Ayman Safadi, Zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Jordanisë;
Marise Payne, ministre e Punëve të Jashtme të Australisë;
Joni Ernst, senatore në ShBA;
Cem Özdemir, ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani;
Miroslav Lajčák, përfaqësues special i BE-së;
Peter Maurer, President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq;
Omid Nouripour, Bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër në Gjermani;
Sviatlana Tsikhanouskaya, Udhëheqëse e Partisë ‘’Bjellorusia Demokratike’’;
Kiril Petkov, Kryeministër i Bullgarisë;
Christian Schmidt, Përfaqësues Special për Bosnje dhe Hercegovinë;
Ann Linde, ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë;
Josep Borell, përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri;
Kaja Kallas, Kryeministre e Estonisë;
Friedrich Merz, Kryetar i CDU-së;
Përveç takimeve të shumta dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri Kurti ishte pjesë e paneleve të diskutimit me temat: ‘’Të humbur në tranzicion: sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’’ dhe "Rezistenca e fushëbetejës? Forcat rezervë si mbështetje e nevojshme për Forcat e Armatosura".