Publikohet raporti i MSH: 1 i vdekur nga Covid, ja sa persona u infektuan

Aktuale

Publikohet raporti i MSH: 1 i vdekur nga Covid, ja sa persona u infektuan

Nga: G.B Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 14:56
Ilustrim

21 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.807.516 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.

Në total numri i rasteve aktive është 3.883.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat