Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri e vlerëson si hap pozitiv pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës të përbërë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti në konferencën e Munihut të Gjermanisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kjo familje ka theksuar se të gjithë jemi ballëhapur që Kosova drejtohet tashmë nga një elitë politikanësh me profile etike e profesionale të avancuara.
Sipas familjes së Haki Imerit, fakti që presidentja Osmani dhe GjermanisëKurti patën më shumë se 17 takime bilaterale me liderë e politikanë të ndryshëm, është shenjë se Kosova ka filluar të këndellet.
“- Kosova me këtë elitë politike nga një storie e zezë me skandale, krime të rënda në të gjitha fushat,
- Tani po i shkul prangat e pengmarrjes nga patriotët e rremë, që në emër të luftës kishin marshuar të grabisnin dhe vrisnin”, shkruan mes tjerash familja Imeri në profilin në Facebook me emrin Haki Imeri.
Postimi i plotë:
Jemi ballëhapur që Kosova sot, drejtohet nga një elitë politikanësh me profile etike e profesionale të avancuara...
Përherë të parë në Munih morën pjesë liderët tanë të pa njolla dhe të pa shantazhuar.
- Pra jemi ballëhapur që Kosova sot, drejtohet nga një elitë politikanësh me profile etike e profesionale të avancuara...
- Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani kanë pasur më shumë se 17 takime bilaterale me liderë, politikanë të ndryshëm. Kosova ka filluar të këndellet.
Është evidente se Kosova po ndërron për të mirë. Këtë e dëshmoi edhe vetëdija qytetare, e cila masivisht e votoi progresin dhe dritën.
- Kosova me këtë elitë politike nga një storie e zezë me skandale, krime të rënda në të gjitha fushat,
- Tani po i shkul prangat e pengmarrjes nga patriotët e rremë, që në emër të luftës kishin marshuar të grabisnin dhe vrisnin.
Kosova me këta liderë që kemi po ecën drejt integrimeve euro-atlantike.
Familja Imeri