Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur pro lejimit të qytetarëve të tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Ai ka thënë se e sheh situatën si të jashtëzakonshme andaj duhet që edhe vendimet të jenë të tilla.
“E konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional”, ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
Të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti
Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike. Prandaj e konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional. Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme. Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët.