Rritja e pagës minimale, kryeministri Kurti jep lajmin e mirë

Aktuale

Rritja e pagës minimale, kryeministri Kurti jep lajmin e mirë

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 18:35
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka filluar puna për rritjen e pagës minimale.

Kurti tha se ende pa i mbushur një vit në qeverisje, ka filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale.

“Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike.

Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale”, deklaroi kryeministri, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi

Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale.

Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike.

Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale.

Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat