Vlora Çitaku reagon për zhvillimet në Ukrainë

Aktuale

Vlora Çitaku reagon për zhvillimet në Ukrainë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 00:50
Vlora Çitaku

Zyrtarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Atje presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat që të futen në territorin ukrainas, pasi që ka njohur dy rajone në lindje të Ukrainës si “republika të pavarura”.

Çitaku ka shkruar se e ka parë luftën dhe se nuk do ia dëshironte askujt.

“E kam parë lufëtn. Kam jetuar në luftë. Nuk ia dëshiroj askujt. Të ndryshon përgjithmonë. Zemra ime shkon me Ukrainën sonte”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat