E thotë deputeti i VV-së: Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodh tërheqja e trustit

Aktuale

E thotë deputeti i VV-së: Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodh tërheqja e trustit

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 01:14
Foto ilustrim

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka folur në lidhje me vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për rritjen e pagës së minimale.

Rrahmani ka thënë se kanë qenë të angazhuar që paga minimale të jetë së paku 250 euro, ashtu siç kanë premtuar gjatë fushatës elektorale sipas tij.

Tutje, ai potencoi për tërheqjen e trustit se në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodh gjë e tillë.

“Natyrisht që jo. Ai ka qenë gabim i qeverisë Hoti. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodh  gjë e tillë, ato janë kursime të taksapaguesve tanë, dhe si të tilla duhet të kursehen dhe të investohen, në mënyrë që atyre t’u kthehen në kohën kur nevojiten, këtu kryesisht përfitojnë ata që kanë shumë dhe nuk marrin ata që kanë pak”, u shpreh Rrahmani.

“Kështu që ne si vetëvendosje jemi të angazhuar që kjo pagë miminale të jetë së paku 250 euro, dhe natyrisht që ky vendim do të shihet edhe në konsultim me këshillin ekonomik-social, qëllimi ynë i lëvizjes Vetëvendosje do të jetë që paga minimale të jetë së paku 250 euro ashtu siç kemi premtuar gjatë fushatës elektorale”.

“Ajo që ne çfarë po mundohemi të bëjmë është të ngrisim standardin e jetës dhe për një kohë të gjatë nuk është bërë, andaj edhe është obligimi i yni në këtë pikë të angazhohemi me të gjitha kapacitetet që mund të arrihen me situatën ekonomik të cilin e kemi, ku nuk do të ndikonte në rrezikimin e bizneseve duke pasur parasysh disa biznese të vogla dhe të mesme e kanë të pamundur përballimin ose pagesave me pagë me të lartë, për shkak që edhe ne jemi të interesuar që paga minimale të jetë shumë e lartë”.

“Zbatimi i pagës minimale natyrisht është që deri sa të kryhen  procedurat e konsultimit publik, është çështje muajsh, varet edhe nga interesimi i akterëve që dëshirojnë të kontribuojnë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat