(E plotësuar 13:35) - Të martën në Bruksel janë zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, është takuar me zëvëndëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se me kryenegociatorët ka pasur diskutime intensive.
“Diskutime intensive me dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq për një sërë temash konkrete po zhvillohen sot në Bruksel”, shkruan ai.
Intense discussions with the two Chief Negotiators @BislimiBesnik and @PetkovicPetar on a number of concrete topics are underway today in Brussels. pic.twitter.com/gOb2owdB0G
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 22, 2022
Lajçak me Bislimin dhe Petkoviqin ka zhvilluar takime të ndara.
Ndërkohë që në orët e pasdites pritet të zhvillohet takimi i përbashkët me ndërmjetësim të Lajçakut.
Sipas burimeve të BE-së, takimet e së martës do të shërbejnë për të vazhduar diskutimet e lidhura me zbatimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas burimeve diplomatike pritet që temat për të cilat do të diskutohet do të jenë çështja e të pagjeturve, ajo e targave të veturave dhe çështja e energjisë.
Pala serbe, sipas asaj që ka thënë Petkoviq në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë, pritet të kërkojë që të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë.
Takimi i 22 shkurtit zhvillohet pas një kohe relativisht të gjatë pa takime, me përjashtim të atyre të ekspertëve për çështjen e targave të veturave.
Për këtë çështje është arritur një marrëveshje kalimtare në vjeshtën e vitit të kaluar, por është thënë se në një afat prej gjashtë muajsh duhet të arrihet një marrëveshje afatgjate.
Burimet diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se takimet e së martës do të shfrytëzohen për të testuar nëse ka gatishmëri të mjaftueshme mes palëve edhe për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Të dyja palët kanë thënë publikisht se janë të gatshme për takim të tillë, por BE ka insistuar se nëse ndodhë ai, duhet të ketë edhe rezultate konkrete.
Burimet e BE-së thonë se takimi i nivelit të lartë do të varet nga takimi në nivel të kryenegociatorëve, si dhe përafrimi i qëndrimeve rreth disa çështjeve të rëndësishme për të dyja palët.
Dialogu në Bruksel, Bislimi takohet me Lajçak
Të martën në Bruksel po zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar takimet duke i përshkruar si “takime në kuadër të dialogut”, sepse nga përvoja e së kaluarës është parë se palët shpesh nuk janë takuar fare, por vetëm kanë pasur takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.
Takimin e parë me Lajçakun e ka pasur Besnik Bislimi, zëvëndëskryeministër i Kosovës.
Menjëherë pas tij, Lajçak ka nisur takimet me delegacionin e Serbisë, të udhëhequr nga Petar Petkoviq.
Në orët e pasdites pritet të zhvillohet takimi i përbashkët me ndërmjetësim të Lajçakut.
Sipas burimeve të BE-së, takimet e së martës do të shërbejnë për të vazhduar diskutimet e lidhura me zbatimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011.
Sipas burimeve diplomatike pritet që temat për të cilat do të diskutohet do të jenë çështja e të pagjeturve, ajo e targave të veturave dhe çështja e energjisë.
Pala serbe, sipas asaj që ka thënë Petkoviq në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë, pritet të kërkojë që të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill.
Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë.
Takimi i 22 shkurtit zhvillohet pas një kohe relativisht të gjatë pa takime, me përjashtim të atyre të ekspertëve për çështjen e targave të veturave.
Për këtë çështje është arritur një marrëveshje kalimtare në vjeshtën e vitit të kaluar, por është thënë se në një afat prej gjashtë muajsh duhet të arrihet një marrëveshje afatgjate.
Burimet diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se takimet e së martës do të shfrytëzohen për të testuar nëse ka gatishmëri të mjaftueshme mes palëve edhe për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Të dyja palët kanë thënë publikisht se janë të gatshme për takim të tillë, por BE ka insistuar se nëse ndodhë ai, duhet të ketë edhe rezultate konkrete.
Më herët, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, i pyetur rreth mundësisë që së shpejti të ketë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, ka thënë se “zhvillimi i një takimi të tillë do të bëhet i ditur në një kohë të përshtatshme”.
Burimet e BE-së thonë se takimi i nivelit të lartë do të varet nga takimi në nivel të kryenegociatorëve, si dhe përafrimi i qëndrimeve rreth disa çështjeve të rëndësishme për të dyja palët./REL
***
Në Bruksel do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq. Pas tre muajsh ngërç, në takim e sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i pari për këtë vit, pritet të diskutohet për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat.
Megjithatë, ujdia për të njëjtat shihet si vështirë e arritshme në momentumin aktual ndërkombëtar dhe në prag të zgjedhjeve në Serbi.
E njohësi i procesit të dialogut, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë për KosovaPress se rikthimi në tavolinën e bisedimeve të kryenegociatorëve është aspekt pozitiv për avancimin e dialogut.
Lidhur me takimin e nesërm, KosovaPress ka pyetur sot shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirin dhe shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Tahiri kritikoi Qeverinë Kurti për mos transparencë në raport me dialogun dhe tha se çfarëdo draft-marrëveshje që mund të nënshkruhet së pari duhet të vijë në Kuvend.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se për dialogun me Serbinë, pala kosovare duhet të diskutojë vetëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë më 16 nëntor të vitit 2021.