Rron Gjinovci nga shoqëria civile përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me tensionet që kanë kapluar Rusinë dhe Ukraninë.
Sipas tij Amerika dhe Britania e Madhe kanë siklet për të garantuar sovranitetin e Ukrainës sipas marrëveshjes ndërkombëtare në vitin 1994, me kushtin që Ukraina me i dorëzu armët bërthamore, përcjell “Bota sot”.
Ka ardhë koha Kosova me ble tenka e drona, me nal ndërtimin e investimin e gjithçkaje tjetër shton Gjinovci.
Postimi i plotë
A ka ma siklet se me kon sonte Amerika dhe Britania e Madhe, dy vende që kanë garantu për sovranitetin e Ukrainës në marrëveshje ndërkombëtare në vitin 1994, me kushtin që Ukraina me i dorëzu armët bërthamore.
Ka ardhë koha Kosova me ble tenka e drona, me nal ndërtimin e investimin e gjithçkaje tjetër, me na i rritë taksat dej sa të mushemi armë. Boll mo kena pritë e shpresu në vitra, osht mirë me ja nisë me ble vet mishin për Bajram.