Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar heqjen e orës policore në foltoren e Kuvendit.
Ai tha se kjo masë nuk po ndihmon në asgjë për të frenuar pandeminë.
“Këtu jam për një kërkesë dhe shqetësim të thjeshtë. Kërkoj të hiqet ora policore. S’po e ndihmon zhdukjen e pandemisë, nuk po e ndihmon menaxhimin e mirë të pandemisë, masat s’po i repsketon askush, për më keq po e dëmton konceptin e sigurisë në publik”.
Berisha ka thënë se shumica e vendeve i kanë hequr masat e tilla dhe se edhe Kosova duhet të shkojë në këtë drejtim.