Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë replikuar mes vete në lidhje me mospublikimin e vaksinimit në komunat veriore.
Ai tha se publikimi nuk bëhet as për testime.
“Ministria nuk po publikon të dhënat për vaksinim në pjesën veriore. Ministria nuk publikon rezultatet as për testime. Komunat veriore kanë raportuar rastet në IKSHPK. Këto komuna nuk raportojnë që një kohë te gjatë në IKShPK”, tha ai.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i mohoi këto akuza. Tha se në modulin e vaksinimit përfshihet të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Interpretimi që nuk publikohet të dhënat nuk është tërësisht i saktë sepse me dy doza përfshihen njerzit nga këto komuna. Të gjitha të dhënat për qytetarë janë në modulin e vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe qendrat e shëndetit publik ofrojnë testime falas”, u përgjigj Latifi.